Kurti gjen “vërejtje” tjera tek Marrëveshja e Uashingtonit: Trump nuk e dha nënshkrimin

Ai tha se ish-presidenti Trump nuk e ka nënshkruar atë marrëveshje, që sipas tij, këto janë vetëm zotim e jo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Së pari ajo marrëveshje nuk është bërë përmes ish-kryeministrit Hoti dhe ish-presidentit Trump, por ka vetëm një nënshkrim në atë letër, pasi Trump s’e ka dhënë nënshkrimin. Zotimi i palës së Kosovës dhe Serbisë nuk është i njëjtë, është i çuditshëm ai tekst. Pika më e mirë ka qenë njohja e Izraelit dhe ajo tashmë është realizuar, shumica e pikave tjera janë problematike”, tha shefi i Qeverisë në RTK.

Kurse sa i përket raportit të ShBA-së rreth Liqenit të Ujmanit, Kurti tha se kjo çështje është mbyllur dhe se s’mund të vihet asnjëherë në pikëpyetje pronësia dhe sovraniteti i Kosovës.

“Ujmani është liqe artificial, nuk është natyror ku i ka rënë kufiri dhe i ka ndarë dy pjesë. Në këtë liqe Kosova është ajo që ka investuar dhe është kapitull i mbyllur në Ish-Jugosllavi. Kjo është mbyllur si çështje.  Nuk mund të vihet asnjëherë në pikëpyetje pronësia dhe sovraniteti ynë. Ekspertët tanë janë duke i shqyrtuar të gjeturat dhe të përdorim argumentet që do të jenë në favor të konfirmimit të sovranitetit dhe shtetit tonë.”, u shpreh Shefi i Qeverisë.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker