Musliu: Edhe nesër anëtarët e partisë kanë të drejtë që të kandidojnë për kryetar të PDK-së

E për të kandiduar për të parin e partisë, Musliu tha se i kanë ftuar të gjithë anëtarët e partisë që janë të interesuar.

“Kemi bërë ftesë që kushdo që është i interesuar që të kandidojnë. Deri më tani e kemi vetëm një kandidaturë zyrtare, por që është shumë serioze. Nesër mundet që eventualisht dikush ta paraqes kandidaturën në Konventë, por duhet ta aprovojë Konventa me 2/3 e votave”, ka thënë ajo në “Frontal”.

Më tutje ajo tha se mundësinë e kandidimit, PDK-ja e ka zgjatur edhe për një ditë, por që askush tjetër përveç Memlit Krasniqit nuk ka shprehur dëshirë që të zgjidhet i parti i partisë.

“Ne e kemi zgjatur afatin por përfundoi vetëm me kandidaturën e Memli Krasniqit. Mendoj që z.Hoxhaj e ka marr PDK-në në një kohë shumë të ndjeshme kur ka ndodhë, një goditje e rëndë jo vetëm për PDK-në por për gjithë Kosovën. Pra ishte arrestimi i liderëve tanë nga Gjykata Speciale dhe ka arrit me shumë  mund dhe angazhim që në zgjedhjet e fundit PDK-ja të jetë partia e parë opozitare dhe e ka ruajtur balancën politike brenda partisë”, deklaroi deputetja e PDK-së.

Krasniqi komentoi edhe moskandidimit të Enver Hoxhajt për kryetar. Sipas saj, Hoxhaj ka dhënë argumente të arsyeshme se pse nuk ka zgjedhur që t’i hyjë garës për karrigen e kryetarit të PDK-së.

“Sa i përket mundësisë se pse është tërhequr nga kandidatura, ai dje i dha ato dhe nuk kam çfarë të shtojë më shume sesa që tha dje z.Hoxhaj. kemi pasur fatin që të bashkë rrugëtojmë në këtë sfidë që e ka pasur PDK-ja”, tha ajo.

Fjalë të mira ajo pati edhe për kohën sa Hoxhaj e udhëhoqi partinë në mungesë të kryetarit Kadri Veseli.

“Nuk është dashur ndoshta që z.Hoxhaj ta bëjë garën vetëm sa për ta bërë garën. Z.Hoxhaj është politikan i kalibrit evropian sepse ka përvojë të gjatë në pozita brenda dhe jashtë vendit. Por ajo çfarë mund të them tani për tani është se PDK-ja ka kaluar në një rrugë jo të lehtë këtyre ditëve dhe unë e kuptojë ngurrimin e politikanëve të tjerë për të garuar. Jam e bindur që z. Krasniqi është i bindur për këtë dhe ne si anëtarë të PDK-së duhet ta mirëkuptojmë dhe ta mbështesim fuqishëm që PDK-në ta kthejmë në vendin ku e meriton”, deklaroi Musliu.

“Mendoj që shumë më mirë është që të shkojmë kështu në Konventë sesa me improvizime. Ne kemi mundur që të gjejmë kandidatë por nuk e kemi bërë. Mbi të gjitha dhe para së gjithësh kuadrot e PDK-së janë shumë të përgjegjshme dhe e kuptojnë qartë pozicionin që e ka PDK-ja, gjendjen që po kalon partia dhe veprimet që duhet në ndërmerren”, tha ndër të tjera ajo.

Musliu theksoi se asnjë zyrtarë i PDK-së nuk i njeh më mirë proceset në parti sesa Memli Krasniqi.

“Asnjë më mirë se Memli Krasniqi nuk i njeh proceset në PDK. E njoh saktë dinamikën e punës së tij dhe shpresoj shumë që do të na e krijojë një ekip të mirë që do të mbajë përgjegjësi për rezultatet e PDK-së në të ardhmen. Ne jemi të detyruar që ta mbajmë këtë Konventën. Nuk po e bëjmë nga vetëkënaqësia”, deklaroi ajo.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker