Politikani serb viziton varrezat e Mejës: Të gjitha nënat në botë qajnë për fëmijët e tyre në gjuhën e njëjtë

Këtë gjë, ish-kryetari i Kuvendit të Vojvodinës e bëri të ditur me anë të rrjetit social Twitter.

“Të gjitha nënat në botë qajnë për fëmijët e tyre në gjuhën e njëjtë”, ka shkruar ai.

Po ashtu, fotografi nga kjo vizitë e tij në Meje dhe Korenicë ndau edhe faqja e Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës,  kryetar i së cilës është Çanak.

Në njoftim veçohet edhe se në mesin e 377 civilëve të ekzekutuar në Meje dhe Korenicë ishte edhe një vajzë shtatëvjeçare.

“Çanak vendosi lule mbi varrin e saj (vajzës shtatëvjeçare)”, thuhet në njoftim.

Vizita e Çanak në këto varreza ka nxitur reagime të shumta, shumë prej tyre kritika nga serbët . /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker