Uran Ismaili: Memli Krasniqi nuk mund të ketë kundërkandidat në garën për Kryetar të PDK-së

I vetmi që ka kandiduar është Memli Krasniqi, të cilit tashmë i duhet vetëm besimi i konventës së partisë.

Kështu ka deklaruar bashkëpartiku i tij, Uran Ismaili, i cili ka thënë se Krasniqi pritet t’i japë një energji PDK-së, njofton Klan Kosova.

“Memli ka pasion të madh për politikë, për PDK-në, por edhe kontribut në shoqëri. E shoh si kandidat jo veç të denjë në kuptim partiak, por si intelektual që do të sjellë impuls të ri në PDK”.

“Në aspekt politik Memli është kandidati i vetëm. Ai do ta prezantojë një platformë. Çështja e kryetarit formalisht mbyllet të dielën dhe kështu le të mbetet. Nuk ka gjasa për kandidaturë tjetër nëse shtyhet afati. Të gjithë ajo që po shohim sot është se kandidati i vetëm për kryetar është Memli Krasniqi”, ka thënë Ismaili.

“Konventa vlerëson platformën e tij. Mund të ketë votë kundër, por me rëndësi është të ketë 50 plus 1 votë nga të pranishmit. Deri më sot ka mundur të ketë konkurrencë, sot nuk ka. Kandidati i vetëm është Krasniqi dhe një konventë që duhet dhënë besimin. Nuk mund të ketë kandidat të dytë dhe unë shoh që konventa me një masë të madhe ta mbështesë kandidaturën e tij”.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker