Behramaj e quan Osmanin “hipotekë” të Kurtit, kërkon që opozita ta çojë menjëherë në Kushtetuese

Me anë të një postimi në Facebook, Behramaj ka thënë se Kurtit i ka konvenuar më së paku lëvizja përpara e PDK-së drejt zgjedhjes së lidershipit të ri, shkruan Rahoveci INFO.

Siç është shprehur Behramaj, hapi që duhet ta bëj tani opozita është që ta dërgojë në Kushtetuese presidenten Osmani për rastin e shkarkimit të Valdete Dakës.

Postimi i plotë i Behramajt në Facebook:

Albin Kurti sot paska shpërndarë “urime e përshëndetje” për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së. Por, praktikisht, atij më së paku i ka konvenuar lëvizja përpara e PDK-së drejt zgjedhjes së lidershipit të ri. Tash edhe opozita ka emër. Start i mirë do të ishte dërgimi i menjëhershëm i Vjosa Osmanit në Gjykatën Kushtetuese, të cilën Kurti e ka lënë si hipotekë në Zyrën e Presidentit!. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker