Çitaku pas zgjedhjes së kryetarit të ri: PDK duhet të rinovohet krahas kërkesave të dekadës së re

Çitaku për T7 u shpreh se PDK-ja duhet të rinovohet krahas kërkesave të dekadës së re.

“Sigurisht që ky është vetëm fillimi i një procesi të thellë të reformave, PDK duhet të jetë në gjendje të ofrojë alternativë qytetarëve. Kënaqësia më e madhe ka qenë të jem pjesë e projekteve të mëdha, dhe PDK duhet të rilindet duhet të rinovohet me kërkesat e dekadës së re”, tha ajo.

Ajo mori shembull qëndrimin e PDK-së për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re që për të ky ndryshim tani duhet të rishikohet.

“Nëse para 10 vjetëve kemi mbështetur ndërtimin e termocentralit Kosova e Re sot PDK duhet ta rishikojë atë”, tha Çitaku.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker