Gjinovci uron Memli Krasniqin për zgjedhjen kryetar të PDK-së

Me anë të një postimi në Facebook, Gjinovci zgjedhjen e Krasniqit e ka ndërlidhur me fitoren në zgjedhje të Vjosa Osmanit e Albin Kurtit, shkruan Rahoveci INFO.

“E kemi thanë besoj disa prej nesh, që fitorja e Albinit e Vjosës ka me prodhu ndryshime në skenën politike n’Kosovë dhe ashtu ndodhi. Në LDK kryetar u bo Lumir Abdixhiku e sot në PDK Memli Krasniqi. Ndonëse fakti që janë gjeneratë e re nuk është garant që kanë me dallu shumë prej paraardhësve të tyne, megjithatë është njëfarë ndryshimi simbolik i cili i çel rrugë fantazisë së qytetarëve për nji vend ku ka llogaridhanie politike”, ka shkruar Gjinovci.

Gjinovci ka kujtuar edhe situatën kur në debat me Memli Krasniqin e Uran Ismailin ai kishte lëshuar studion.

“Gjithmonë tu shpresu që Memli nuk ka me i zhgënjy ata që presin që PDK me u shkëput nga korrupsioni dhe me u fut në epokën e re politike të Kosovës, ku dallimi mes partive duhet me qenë në orientime qeverisëse e jo ma në akuza e kundër-akuza se kush është patriot e kush tradhtar. Jo për tjetër, po populli i Kosovës po don vende pune, arsim e sistem shëndetësor”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Fitorja e Albin Kurtit e Vjosa Osmanit e mundësoi Memli Krasniqin dhe shansin e PDK-së për reformë

E kemi thanë besoj disa prej nesh, që fitorja e Albinit e Vjosës ka me prodhu ndryshime në skenën politike n’Kosovë dhe ashtu ndodhi. Në LDK kryetar u bo Lumir Abdixhiku e sot në PDK Memli Krasniqi. Ndonëse fakti që janë gjeneratë e re nuk është garant që kanë me dallu shumë prej paraardhësve të tyne, megjithatë është njëfarë ndryshimi simbolik i cili i çel rrugë fantazisë së qytetarëve për nji vend ku ka llogaridhanie politike.

Me Memlin kemi qenë disa herë në ballafaqim publik, njiherë në zgjedhjet e 2019 ua pata lëshu studion atij dhe Uran Ismailit sepse refuzojshin me ju përgjigjë pytjeve të mija që kishin të bënin me Adem Grabovcin, dhe fatkeqsisht sot, Grabovci i dënum për korrupsion, vazhdon me qenë nga figurat kryesore në Konventën ku Memli u zgjodh kryetar. E tash mbetet me u pa a do të jetë e tillë fuqia e grabovcëve në PDK apo do të vijnë figura të reja? A do ta bëjë Memli atë për të cilën krejt kanë entuziazëm, pra reformën e PDK-së, apo thjesht do të jetë një kukull e grabovcëve? Mbetet me u pa. Ky postim është urim dhe uratë që PDK të reformohet, ta pranojë të kalumen e vet korruptive si hap i parë drejt reformës. E kësisoj përfiton Kosova. Emancipohemi politikisht si shoqëri dhe krijohen mundësi të reja politike.

Kjo foto u bo para disa netëve në një lokal ku të dy u ndodhëm rastësisht. U përshëndetëm e fillum me diskutu, llafi e ngrehke llafin, e njerëzit vishin me na përshëndetë e thojshin “ah, me bo me ju fotografu najkush…” thujase un e Memli jena n’gjak e në hakmarrje. E mira është që un me te flas sikurse po flas këtu, ia them mendimet e mija, si këtu, si në emision, po ashtu kur më bjen me e taku najkund. Dhe meqë mu duk kaq e çuditshme pritja e njerëzve që na dy me qenë aq të hasmum sa as mos me folë bashkë, e bonëm këtë foto me të cilën po ja uroj zgjedhjen si kryetar. Gjithmonë tu shpresu që Memli nuk ka me i zhgënjy ata që presin që PDK me u shkëput nga korrupsioni dhe me u fut në epokën e re politike të Kosovës, ku dallimi mes partive duhet me qenë në orientime qeverisëse e jo ma në akuza e kundër-akuza se kush është patriot e kush tradhtar. Jo për tjetër, po populli i Kosovës po don vende pune, arsim e sistem shëndetësor. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker