Hoxhaj: Konventa është e pazakontë pa Thaçin e Veselin, vendi ka rrëshqitur në iluzion

Ai, në punimet e Konventës Zgjedhorë të PDK-së, tha se zgjedhja e kryetarit të ri  është e pazakontë pa dy ish-kryetarët e kësaj partie, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Ai u shpreh i bindur se nga Haga ku po gjykohen për krime luftë të dy do të kthehen faqebardhë.

“Konventa për kryetar të PDK-së është e pazakontë sepse është pa Thaçin e Veselin. Jam i bindur se Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi do të kthehen faqebardhë pasi që lufta jonë ka qenë e drejtë. Ata do t’i kthehen familjeve të tyre dhe PDK-së. Ne bashkëpunëtorët e tyre jemi shumë krenarë me ta.  Ata kurrë nuk e vendosën interesin personal mbi interesat e Kosovës”.

Ai tha se PDK-së i duhet koncept i ri dhe duhet të reformohet.

“Nga kjo konventë presim që ta forcojmë edhe më shumë identitetin tonë si parti shtetformuese, por edhe si parti e djathtë. Të dalim me qëndrime të qarta dhe të shpejta për ta mbrojtur demokracinë, lirinë, ekonominë e tregut dhe lirinë e shprehjes. Një identitet shumë më të qartë politik dhe programor e mundëson hapjen konceptuale. Të jemi një opozitë jo vetëm vëzhguese e kritike, por edhe projektuese, me ide dhe propozime të qarta që përfaqëson më së miri qytetarët e Kosovës. Dua të jem i hapur dhe drejtpërdrejt me ju: për shkak të problemeve që ka sot vendi jonë – PDK nuk guxon t’iu shërbej vetëm interesave të ngushta partiake. Në duhet ti prijmë një fronti të përbashkët opozitar e qytetar kundër popoulizmit e mashtrimit”, shtoi Hoxhaj.

Hoxhaj tha se si  asnjëherë më parë vendi ka rrëshqitur në një iluzion.

“Ne presim sa më shumë ta forcojmë identitetin si parti shtet formuese. Por mjerisht vendi ka rrëshqitur si asnjëherë më parë si një iluzion që përcillet nga izolimi nga jashtë dhe degradim nga brenda. Ne jemi mbledhur që të jemi parti e shpresës dhe ndryshimit e vendimeve të mëdha”, tha ai.

Ai, tha se PDK-ja duhet të punojë që të dalë sa më mirë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Sot ndodhemi në prag të zgjedhjeve lokale. Dhe unë mendoj që ne kemi kryetar që janë shembull dhe komunat ka dy modele qeverisje i përparimit dhe ndryshimit. Ju ftoj që në këta tre muaj që do ta rikthejmë pushtetin prej Mitrovicës e Prizren dhe shumë komuna të Kosovës”, shtoi ai./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker