Ish-kryetari i Vetëvendosjes: Lajm i mirë zgjedhja e Memli Krasniqit në krye të PDK-së

Me anë të një postimi në Facebook, Ymeri ka thënë se ky është hap i madh drejt tejkalimit të boshllëkut që kanë lënë udhëheqësit historik të kësaj partie, shkruan Rahoveci INFO.

Gjithashtu, Ymeri ka thënë se kjo është një mundësi për ta ndërtuar një PDK për të ardhmen politike të Kosovës.

Postimi i plotë në Facebook i Visar Ymerit:

Memli Krasniqi në krye të PDK-së është lajm i mirë për skenën politike në Kosovë.

Memlit i uroj punë të mbarë e sukses.

Hap drejt tejkalimit të boshllëkut që kanë lënë udhëheqësit historik. Por edhe mundësi për t’a ndërtuar një PDK për aktualitetin e të ardhmen politike të vendit. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!