Memli Krasniqi flet para fillimit të Konventës së PDK-së: Është dashtë me marrë këtë përgjegjësi

Në një prononcim për T7, Krasniqi ka thënë se kjo është një ditë me përgjegjësi shumë të madhe për të.

“Ndihem jashtëzakonisht mirë. Është një diteë me përgjegjësi shumë të madhe për mu. Nuk e kam prit këtë ditë, por në kontekstin që gjendemi është dasht me marrë këtë përgjegjësi. Fokusi im momental është te delegatët që po më presin në Konventën”, tha ai.

Sipas afatit të përcaktuar në ditën e shpalljes së zgjedhjeve, deri të enjten në ora 17:00, kandidaturën për kryetar të partisë e ka paraqitur vetëm Memli Krasniqi.

Ndërsa ish-ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj dy ditë më parë përmes një konference për media bëri të ditur se nuk do të kandidojë për të parin e partisë.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker