Milazim Krasniqi me reagim emocional pasi i biri iu zgjodh kryetar i PDK-së

Në një postim në Facebook, Milazim Krasniqi ka thënë se zgjedhja e të birit në krye të PDK-së është një përmbushje e besimit që familja ka pasur gjithëherë tek Memli, shkruan Rahoveci INFO.

Ai thotë se Memli ka pasur gjithëherë përkrahjen e famliljes, në të gjitha projektet, sepse ata e kanë ditur që ai angazhohet vetëm në punë të mira, të mbara e të dobishme.

“Të udhëheqësh PDK-në, realisht është ta prekësh me dorë historinë e këtij shteti, sepse PDK-ja është pjesë substanciale e lirisë dhe e ndërtimit të shtetit tone”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë i tij:

Zgjedhja e Memlit për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, për mua, Ediben dhe gjithë familjen tonë, është një përmbushje e besimit që gjithnjë kemi pasur dhe e kemi në Memlin, si një djalë i mbarë, i suksesshëm, i dashur, i përkushtuar, me vlera të larta njerëzore. Memli e ka pasur dhe e ka gjithmonë përkrahjen tonë të plotë, në të gjitha projektet, sepse ne e dimë që ai angazhohet vetëm në punë të mira, të mbara e të dobishme, për familjen e për vendin tonë të dashur. Prandaj e ka përkrahjen tonë të plotë edhe në detyrën e tij të re dhe më shumë përgjegjësi. Të udhëheqësh PDK-në, realisht është ta prekësh me dorë historinë e këtij shteti, sepse PDK-ja është pjesë substanciale e lirisë dhe e ndërtimit të shtetit tonë. Ne besojmë se historia e lavdishme e këtij projekti politik dhe oferta e re për kohën që kemi përpara, do t’i prijë Memlit tonë drejt sukseseve të reja. Urime, babush! Zoti të ndihmoftë!. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker