Hoxhaj: Zgjedhja e Memli Krasniqit në krye të PDK-së është lajm i mirë për Kosovën

Hoxhaj me anë të një postimi në Facebook ka thënë se PDK ka treguar sot pjekuri politike, shkruan Rahoveci INFO.

Sipas tij, PDK demonstroi sot fuqi, vetëdije dhe vendimmarrje në kohën dhe momentin e duhur.

Siç u shpreh Hoxhaj, zgjedhja e Krasniqit në krye të PDK-së është lajm i mirë për Kosovën.

Postimi i plotë i Hoxhajt në Facebook:

Partia Demokratike e Kosovës tregoi një tjetër pjekuri politike sot. Ajo demonstroi fuqi, vetëdije dhe vendimmarje në kohën dhe momentin e duhur. Në Konventën e dhjetë zgjedhore të partisë, të gjithë e kemi ndjerë mungesën e liderëve historikë Hashim Thaçi e Kadri Veseli, por debatuam e vepruam me shikimin nga e ardhmja.

Zgjedhja e mikut e bashkëpunëtorit tim, Memli Krasniqi në krye të PDK-së është një nevojë dhe domosdoshmëri. Është lajm i mirë për PDK-në dhe për Kosovën. Partia ka nevojë të hapet dhe të reformohet por asnjëherë ta harroj të kaluarën e saj që buron tek lufta çlirimtare. Rrugëtimi i përbashkët në fitore e beteja të mëdha politike për shtetin e Kosovës, na bën të përgjegjshëm për të ndjekur me krenari rrugëtimin historik të liderëve tanë. Na priftë e mbara në këtë etapë të re.

Urime Memli. Urime PDK. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker