Vrasje në tentativë në Kramovik të Rahovecit

Një incident i rëndë ka ndodhur dje pasdite në fshatin Kramovik të Rahovecit.

Sipas Policisë, janë arrestuar tre të dyshuar pasi që derisa ishin duke drejtuar kamionët e tyre, për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me një kabllo të rrjetit elektrik, kanë sulmuar fizikisht një person tjetër, të cilit i kanë shkaktuar lëndime.

I dyshuari i lënduar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarve dhe automjeteve të tyre.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja, një plumb cal-9 mm, dhe një predhë në kabinën e kamionit.

Po ashtu, nga i dyshuari-lënduari njësitet policore kanë konfiskuar një pistoletë, prodhim turk, me karikator dhe pesë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

I dyshuari (i lënduari) është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin rajonal në Gjakovë, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si vrasje në tentativë dhe lëndim i rëndë.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker