Haxhiu e quan lajm të mirë dënimin e serbit që dhunoi seksualisht shqiptaren gjatë luftës

Ajo thotë se drejtësia për krimet e luftës do të bëhet edhe për këtë do të angazhohen çdo ditë.

“Sot, për herë të parë, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 10 vite burgim kriminelin, Zoran Vukotic për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës, për qytetarët por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës. Drejtësia për krimet e luftës do të bëhet dhe për këtë do të angazhohemi çdo ditë”, ka shkruar Haxhiu.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker