Ambasadori spanjoll në Beograd: Spanja mund të hapë zyrë në Kosovë, por kjo nuk do të thotë njohje

Në një intervistë për gazetën serbe “Kurir”, ai thotë se Spanja respekton Rezolutën 1244 të KS të OKB-së ndërsa bëri thirrje për zbatim të marrëveshjeve të Bruksëlit.

Pjesë nga intervista, e përkthyer nga Zëri, pa ndërhyrje në politikat redaktuese të gazetës serbe:

Është riaktuakizuar çështja e qëndrimit të Spanjës rreth pavarësisë së Kosovës. Sa i fortë është qendrimi i vendit tuaj për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës?

– Qëndrimi i Spanjës për çështjen e territorit të Kosovës nuk ka ndryshuar, e as që do të ndryshojë. Kjo është politika zyryare shtetërire e cila nuk ndryshon pavarësisht se cila parti apo cilat parti janë në pushtet në një moment të caktuar. Kemi të bëjmë më një qëndrim që është në pajtim me të gjithë aktorët politikë dhe bazohet në respektimin absolut të ligjit ndërkombëtar nga Spanja. Pavarësia e njëanshme që territori deklaroi në vitin 2008 ishte shkelje e një prej parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare – parimit të integritetit territorial. Në atë kuptim, meqenëse pozicioni i Spanjës bazohet në arsye objektive dhe ligjore, si dhe mbështetet gjerësisht në vend, ai është shumë i fortë. Çdo thashethem për të kundërtën nuk është gjë tjetër veçse spekulim i pastër.

Por, a është spekulim dhe pretendimet se Spanja mund të hapë një zyrë në Prishtinë?

– Sa i përket mundësisë së hapjes së një zyre në Prishtinë, duhet të kihet parasysh se shumica e anëtarëve të BE-së që nuk e njohin Kosovën janë tashmë të pranishëm në atë territor dhe se kjo nuk presupozon ndonjë ndryshim në pozicionin e tyre. Në çdo rast, çdo vendim i Spanjës në atë drejtim sigurisht që do të merret në bashkëpunim me partnerët tanë serbë. Dhe, e përsëris, nuk do të thotë ndonjë ndryshim në qëndrimin tonë të vendosur.

Si i shihni përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, të tilla si OKB, Interpol, UNESCO …?

– Pra, logjikisht, qëllimi i përpjekjeve të autoriteteve të territorit të Kosovës është që të marrin sa më shumë njohje për shtetësinë e tyre të supozuar. Të gjithë punojnë për interesin e tyre, nuk ka dyshim për këtë. Problemi lind kur gjeste të tilla dobësojnë besimin e palës tjetër në procesin e negociatave. Në këtë rast, këmbëngulja e vazhdueshme për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare nuk kontribuon në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Takime alternative mund të organizohen, por nëse nuk ka vullnet të sinqertë, e as angazhim të vërtetë të palëve, që është i nevojshëm për zgjidhjen e çdo konflikti, gjithçka mbetet janë shkronja të vdekura në letër. Fatkeqësisht, ne e kemi parë këtë që nga fillimi i dialogut, dhjetë vjet më parë. Nga ana tjetër, Spanja, gjithmonë ka mbështetur respektimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të 10 qershorit 1999 dhe u ka bërë thirrje palëve që të veprojnë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, e cila duhet të jetë baza për negociatat aktuale.

A është BE-ja një ndërmjetës mjaft i fortë në dialogun Beograd-Prishtinë për Kosovën?

– Padyshim që është dhe duhet të jetë. Stabiliteti i Ballkanit është stabiliteti i Bashkimit Evropian. Brenda BE-së, përveç kësaj, ka ndjeshmëri të ndryshme, në mënyrë që ndërmjetësimi i BE-së të garantojë – më shumë sesa aktorët e tjerë të mundshëm – neutralitetin dhe ekuilibrin në negociata. Gjithashtu, nuk duhet të harrojmë se Serbia është një vend kandidat dhe se territori i Kosovës merr pjesë në procesin e pranimit dhe stabilizimit.

A duhet të përfshihen Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina në mënyrë aktive në tryezën e negociatave?

– Kjo nuk do të thotë se nuk është e nevojshme apo e përshtatshne pjesëmarrja aktive e SHBA-së, Rusisë dhe Kinës. Në atë mënyrë, pjesëmarrja e sa më shumë fuqive botërore dhe organizatave ndërkombëtare do të kontribuojë në besueshmërinë më të madhe të dialogut. Sidoqoftë, ne nuk duhet ta zhvendosim vëmendjen: përveç Beogradit dhe Prishtinës, të gjithë jemi këtu vetëm për të ndihmuar. Ndërhyrja eventuale mund të rrezikojë vetëm rezultatin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes, në dëm të të gjithë atyre që përbëjnë bashkësinë ndërkombëtare.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker