Andin Hoti emërohet Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur

Qeveria e vlerëson si prioritare çështjen e personave të zhdukur, ndërsa thekson se emërimi i sotëm tregon që kjo temë shkon përtej politikës.

“Çështja e personave të zhdukur është një nga çështjet prioritare të Qeverisë së Kosovës, dhe emërimi i sotëm tregon që kjo temë shkon përtej politikës. Dhimbja dhe ankthi me të cilën familjet përballen që 23 vite, rritet çdo ditë e më shumë, andaj është obligim i yni si Qeveri që të bëjmë më të mirën e mundshme për t’ua zbutur këtë gjendje duke u angazhuar më shumë për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Qeveria e Kosovës e vlerëson të rëndësishme që të kemi një front të përbashkuar karshi Serbisë, në kërkesat tona për ballafaqim me të kaluarën. /Rahoveci INFO/

 

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker