Bulliqi ia thur ca lavde vetes: Po punojmë shumë në Podujevë

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje është votuar nga qytetarët, për ti ndëshkuar ata që nuk kanë punuar.

“Gjithsesi pajtohem që është votë ndëshkuese sepse gjithmonë ata të cilët nuk munden që ti përmbushin ato që të arriturat, të priturat që i premtojnë qytetarëve të vet dhe sigurisht që elektorati i vet i ndëshkon, pa u ndëshkua nuk mundet me ardhë deri të ndërrimi i pushtetit”

Derisa shtoi se janë duke punuar vazhdimisht në mënyrë që shumë projekte të mbyllen me kohë.

“Mandati ynë deri më tani është 10 mujor, sigurisht që nuk mundemi me bo mrekulli dhe qytetarët e Podujevës, e dinë këtë që ne nuk e kemi bërë Podujevën parajsë për 10 muaj por ne kemi punuar për atë që iu kemi premtuar. Marr shembull sheshin që brenda 3 muaj kemi përfunduar një pjesë të madhe të punëve këtu…Sot jemi në një proces shumë të përshpejtuar, larg nga ajo që ka ndodhur më herët”, tha ai.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker