“Duhet të shfrytëzohet angazhimi i Merkelit për marrëveshje finale me Serbinë”

Iniciativa e Berlinit është nisma e kancelares, Angela Merkel, e krijuar në vitin 2014, sipas njohësit të proceseve politike, Gazmir Raci,  deri tani ka prodhuar disa rezultate konkrete ne Ballkanin Perëndimor.

Duke pasur parasysh punimet në këtë samit, Raci, në një prononcim për Rahoveci INFO, ka thënë se Kosova duhet të shfrytëzoj angazhimin e Merkel për marrëveshjen finale me Serbinë.

“Angazhimi i kancelares Merkel duhet shfrytëzuar për të arritur qëllimet që ka Kosova, arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë dhe mbylljen e çështjes së dialogut si dhe ecjen më shpejt drejtë integrimit ne NATO dhe Bashkim Evropian”, ka thënë ai.

Ai, ka deklaruara  se Procesi i Berlinit ka për synim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Serbi dhe Mali i Zi.

“Konsideroj qe takimi i djeshem ne Berlin eshte duke vazhduar te kontribuoje ne arritjen e ketyre synimeve andaj”, u shpreh ai.

Raci ka shtuara se ndikimi i Berlinit përmes Bashkimit Evropian është qenësor./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker