Hasani: Për themelimin e Asociacionit nuk duhet ndryshuar Kushtetuta

Mirëpo ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani thotë se Kushtetuesja asnjëherë nuk e ka kontestuar Asociacionin pse ai është një etnik.

“Asociacioni nuk është kontestuar mbi bazën se është një etnik, pasi ajo nuk ka qenë objekt diskutimi. Problemi ka qenë se Asociacioni merr disa kompetenca që i kanë komunat e Kosovës”, ka deklaruar Hasani në Dukagjini.

Hasani thotë se nuk duhet të ndryshohet Kushtetuta për themelimin e Asociacionit.

“Aktgjykimi i fundit i Kushtetueses tregon saktësisht se si duhet të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe”.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se Kosova ka marrë zotime për zbatimin e marrëveshjeve të Asociacionit dhe Uashingtonit dhe këto zotime sipas tij duhet të zbatohen.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker