Kosnett takon Kongresin Pan-Shqiptar të Amerikës: Kosova të mos varet vetëm nga remitencat e diasporës

Kosnet publikoi një fotografi nga ambientet e Ambasadës Amerikane në Prishtinë ku ka shkruar se Kosova nuk duhet të varet vetëm nga remitencat e diasporës por të shfrytëzojë diasporën për investime.

“Diskutime produktive me liderët e Kongresit Pan-Shqiptar të Amerikës. Kosova duhet të tejkalojë mbështetjen e saj nga remitencat e diasporës, të stimulojë investime të shënjestruara dhe të shfrytëzojë njohuritë dhe ekspertizën e diasporës së saj të arsimuar dhe të përkushtuar”, ka shkruar Kosnett. /Rahoveci INFO/
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker