Nuk ndalet Kurti, e emëron edhe këshilltarin e 15-të në kabinetin e tij

Bëhet fjalë për Aziz Bicin, i cili është emëruar këshilltar për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, shkruan Rahoveci INFO.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Aziz Bici, këshilltar për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Z. Bici në bashkëpunim me Stafin e Shërbimit Civil të Zyrës së Kryeministrit nga dita e enjte, e datës 8 korrik, do të fillojë pranimin e palëve në Zyrën për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Qeveria po ashtu ka thënë se me prioritet do të trajtohen studentët e familjeve të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për pajisje me vërtetimet e nevojshme që lidhen me pagesat e semestrave.  /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker