Pasuria milionëshe e Agim Bahtirit, deklaron veturën super-luksoze “Maybach” pa treguar vlerën

Bahtiri në AKK ka deklaruar se ka katër shtëpi në pronësi të përbashkët e të gjitha kapin vlerën 1 milion e 360 mijë euro. Shtëpia më e lirë që ka deklaruara Bahitir është në vlerë 150 mijë euro, ndërsa më e shtrenjta 860 mijë euro.

I pari i Mitrovicës ka deklaruara se ka para të gatshme në bankë 9 mijë e 500 euro.

Ai, pagë vjetore merr në vlerë 17 mijë e 687 euro, ndërsa fëmijët e tij marrin 336 mijë euro paga vjetore.

E përveç këtyre, Bahtiri ka deklaruar edhe një veturë luksoze të tipi “Maybach”, por pa treguar vlerën e saj. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker