​Dreshaj i AAK-së kërkon që vaksinimi ndaj Covid 19 të bëhet obligativ

Në seancën plenare, në pikën e deklarimeve jashtë rendit të ditës, opozitari tha se vaksinimi duhet të jetë i detyrueshëm, sidomos për punëtorët shëndetësor, mësimdhënësit dhe ata të administratës.

“Kërkoj që vaksinimi ndaj Covid 19 të bëhet obligues në veçanti për punëtorët publik, punëtorët e administratës, shëndetësisë dhe mësimdhënësit. Pra qeveria dhe ministria e Shëndetësisë duhet të bëjnë strategji dhe mundësi të një vendimi që i obligon qytetarët e vendit të vaksinohen ose të paktën ata punëtorë që punojnë në sektorin publik, qoftë edhe privat. Kemi vende të BE-së që kanë filluar t’i implementojnë këto masa”, tha ai. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker