A do të lejohet Kadri Veseli të marrë pjesë në varrimin e babait të tij? Flasin nga Specialja

Në media është raportuar se Kadri Veseli, i cili po mbahet në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, i ka dhënë leje familjarëve që të vazhdojnë ceremonitë mortore pa prezencën e tij.

Në një përgjigje për Rahoveci INFO, Gjykata Speciale ka bërë të ditur se të paraburgosurit kanë mundësi të bëjnë kërkesë që të vizitojnë familjet e tyre në raste të tilla.

“Në bazë të kornizës ligjore të Dhomave të Specializuara, të burgosurve që janë në mbajtje ju lejohet që të bëjnë kërkesa të tilla nga paneli kompetent në raste të tilla të karakterit humanitar. Paneli pastaj vendos për miratimin ose refuzimin e një kërkese të tillë”, thuhet në përgjigjen e Speciales.

Nga Gjykata Speciale kanë bërë të ditur se çdo vendim do të bëhet publik në faqen zyrtare. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker