Daut Haradinaj: Prishtinës i nevojiten vendime të guximshme dhe të mëdha

Ai tha se vërehet një energji pozitive në mesin e qytetarëve, të cilët përkrahin vizionin tonë që Prishtina të jetë e para.

“Në takim me aktivistë të AAK-së në Prishtinë theksova rëndësinë për t’u mobilizuar si kurrë më parë për zgjedhjet komunale.Vërehet nje energji tepër pozitive në mesin e qytetarëve, të cilët përkrahin vizionin tonë që Prishtina të jetë e para”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje ai tha se ai ka projekte konkrete për kryeqytetin, ku janë nevojë e kahmotshme e qytetarëve dhe se do ketë qeverisje të dinjitetshme ër të gjitha lagjet e kryeqytetit.

“Në këto zgjedhje vijmë me projekte konkrete, të cilat janë nevojë e kahmotshme e qytetarëve, në mënyrë që të rritet mirëqenia dhe cilësia e jetës në Kryeqytet.Do të këtë barazi në qeverisje për të gjithë.Do të ndalet diskriminimi i lagjeve te caktuara, ku ende ka mungesë të infrastrukturës elementare që mundëson një jetë të dinjitetshme.Është koha që të mirren vendime të guximshme dhe të mëdha. Këtë ua garantoj”, tregoi ai.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker