Nervozohet Peci, del kundër drejtuesve të “Listës Guxo” në Gjakovë, Ferizaj e Istog: Nuk lejojmë faktorizime vetanake

“Kjo Listë, përfaqëson shkëputjen nga mendësia e pushtetit dhe ngarendjen për pozitë me cdo kusht. Dhe, pikërisht për këtë arsye, nuk do të bie kurrë nën ndikimin e cilësdo tentativë për ta shfrytëzuar këtë guxim, e këtë ideal, për faktorizime vetanake apo mbështetje të lëvizjeve që nuk mbështeten në frymën e ndryshimit që u kërkua, dhe konfirmua më 14 shkurt”, ka shkruara ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Vullneti i bashkëudhëtarëve të Listës Guxo nuk mund të tjetërsohet nga askush.

Lista Guxo është nismëtare e guximshme e ndryshimit. Si e tillë, duke kandiduar për herë të parë si listë ( në koalicion me VV-në), në frymën e një figure të jashtëzakonshme të konsistencës për drejtësi qytetare, mori mbështetje të pazakontë por jo të papritur marrë parasysh idealet për të cilat qëndron.

Kjo Listë, përfaqëson shkëputjen nga mendësia e pushtetit dhe ngarendjen për pozitë me cdo kusht. Dhe, pikërisht për këtë arsye, nuk do të bie kurrë nën ndikimin e cilësdo tentativë për ta shfrytëzuar këtë guxim, e këtë ideal, për faktorizime vetanake apo mbështetje të lëvizjeve që nuk mbështeten në frymën e ndryshimit që u kërkua, dhe konfirmua më 14 shkurt.

Me këtë rast, ftoj të gjithë mbështetësit e Listës Guxo, që edhe një herë të bëhemi zëri i ndryshimit që e kemi nisur me 14 shkurt, e që duhet ta përmbyllim më 17 tetor të këtij viti.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker