Përçarje brenda Listës “Guxo”, dega në Ferizaj i del kundër Gërvallës për garimin me VV-në

Ndonëse mbrëmë Gërvalla e konfirmoi se është marrë vendim që këto dy forca politike të garojnë bashkë, dega në Ferizaj e Listës “Guxo” sot në një komunikatë për media ka njoftuar se garës për Asamble do t’i hyjnë të vetëm, shkruan Rahoveci INFO.

Ata kanë bërë të ditur se do të garojnë me 45 kandidatë për Asamble Komunale, si dhe është mundësia e hapur që të kandidohet edhe me kandidat për kryetar komune.

“Prandaj, vendimi ynë është përmbushje e premtimit tonë ndaj elektoratit për ta vazhduar frymën rugoviane dhe angazhimi ynë do të jetë gjithmonë në përkrahje të personaliteve politike, të cilët ja duan dhe punojnë për të mirën e shtetit”, thuhet në vendim.

Postimi i plotë:

Deklaratë për media

Lista Guxo në Ferizaj me qëllim të informimit të drejtë , të saktë dhe sqarimit të opinionit publik, e rikonfirmojmë se me datën: 3 Korrik 2021 është marrë vendim që të garojmë si subjekt i veçantë në zgjedhjet lokale për Asamblenë Komunale.

Procedurat e regjistrimit si iniciativë janë tashmë në proces sikurse edhe përgatitjet teknike.

Ne do të garojmë me 45 kandidatë për Asamblenë Komunale dhe kandidatin për Kryetar të Komunës e kemi lënë të hapur si mundësi.

Ky vendim ka ardhur pas kërkesave të parreshtura të votuesëve dhe aktivistëve tonë, të cilët na kanë mbështeur në zgjedhjet nacionale.

Të dashur votues, ne e dërguam në vend premtimin ndaj juve dhe si rezultat i pakënaqësive që kishim me lidershipin e vjetër të LDK-së, u përcaktuam që ta përkrahim znj. Vjosa Osmani dhe kandidatët tjerë për deputetë si alternativë, kemi konsideruar se kemi vepruar mirë e drejtë dhe nuk jemi penduar, sepse kemi dashur ta bëjmë ndryshimin dhe ta ndjekim rrugën rugoviane për shtetndërtim.

Por, në asnjë moment ne nuk jemi zotuar para elekroratit se do të shkrihemi brenda Lëvizjes Vetëvendosje apo cilit do subjekt politik, përkundrazi i kemi premtuar elektoratit se do të formojmë subjektin tonë politik dhe do ta vazhdojmë aktivitetin tonë politik si subjekt në vete .

Prandaj, vendimi ynë është përmbushje e premtimit tonë ndaj elektoratit për ta vazhduar frymën rugoviane dhe angazhimi ynë do të jetë gjithmonë në përkrahje të personaliteve politike, të cilët ja duan dhe punojnë për të mirën e shtetit.

Ne shumë shpejtë do ta publikojmë listën me 45 kandidatë .

Ne jemi të hapur të bashkpunojmë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe çdo subjekt tjetër e personalitet politik, që punon për të mirën e shtetit të Kosovës dhe për qytetarët e komunën sonë , por asnjëherë nuk do të punojmë për interesa të ngushta personale dhe nuk do të devijojmë nga rruga e Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova .

Balton Derguti-Kordinator. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker