Tahiri i drejtohet Kurtit për Marrëveshjen e Uashingtonit: Kryeministër mos qesh, por koncentrohu

Ai ka thënë se brenda këtyre 100 ditëve të qeverisjes  është dashur që Qeveria të prezantojë një raport për Marrëveshjen e Uashingtonit, në mënyrë që të shihet se në cilat pika nuk pajtohet kjo qeveri me këtë marrëveshje.

“Por, deri më tani kemi parë deklaratat e ministres Gërvalla që ka thënë se kjo marrëveshje është e dëmshme. Mendoj se ka qenë një gabim i madh që nuk kemi insistuar më shumë që kjo marrëveshje të ketë një karakter edhe më të fuqishëm, që të ratifikohet edhe në Kuvendin e Kosovës. Sot kërkoj nga Qeveria dhe nga kryeministri pasi që ministrja nuk është prezente, cili është qëndrimi juaj ndaj kësaj marrëveshje? A keni pasur ndonjë komunikim me SHBA për implementimin e kësaj marrëveshje? Para disa ditësh keni deklaruar kryeministër se nuk keni pasur kohë ta lexoni studimin, tash kanë kaluar disa ditë dhe besoj se keni pasur kohë dhe e keni lexuar”, ka thënë Tahiri, transmeton Rahoveci INFO.

Tutje, ai ka thënë se Qeveria duhet të ketë një qëndrim të qartë për secilën pikë të kësaj marrëvehsje.

“Na duhet një qëndrim i qartë për secilën pikë të kësaj marrëveshje nga kryeministri, por mos dil kryeministër me na tregu për qeverisjet e kaluara se i dimë të gjitha, për 13 vite keni bërë opozitarizëm. Nëse kjo marrëveshje ka pasur ndonjë pikë të dëmshme, çfarë veprimesh keni bërë? A e keni nisur ndonjë letër për State Department-in? Është çështje serioze, mos qesh kryeministër por koncentrohu”, ka thënë Tahiri.

Kujtojmë se deri më tani, nga Qeveria e Kosovës është deklaruar se Marrëveshja e Uashingtonit nuk është legjitime dhe nuk ka legjitimitet pasi që nuk është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.

Në anën tjetër, nga SHBA-ja kanë deklaruar se pikat e Marrëveshjes së Uashingtonit duhet të implementohen nga të dy palët. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker