Vitia: Të gjitha vaksinat janë të sigurta, asnjë efekt anësor nuk është deri tani

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në fjalën e tij në Kuvend, i është kundërpërgjigjur Bekim Haxhiut dhe të tjerëve lidhur me vaksinat, shkruan Rahoveci INFO.

“Sinqerisht është e pandershme, e paprecedentë dhe abuzim absolut me pozitën që kanë disa kolegë tanë  me qëndrimet karshi vaksinimit dhe vaksinave”, tha ndër të tjera Vitia.

Ai rikujtoi që Kosova është i vetmi vend të rajon, i cili ka stoqet e veta të vaksinave të aprovuara nga EMA, ndërsa tha se deri tani asnjë i vaksinuar nuk ka pasur ndonjë efekt anësor.

Meqë ekziston rreziku i përhapjes së variantit Delta, ministri u bëri thirrje deputetëve që të jenë të bashkuar, për të mundësuar vaksinimin e qytetarëve.

“Tani që variant Delta është i pranishëm edhe në Kosovë dhe rreziku i shfaqjes së një vale të re është i mundshëm, ishte dashur që në këtë qasje të kemi një qëndrim të përbashkët dhe të jemi të bashkuar që në mënyrë sa më efikase të vaksinohen të gjithë qytetarët. Çdo thirrje tjetër është  e pandershme, çdo hezitim që po mundohen ta bëjnë është e pandershme”, deklaroi ai.

Vitia siguroi qytetarët që vaksinat janë të sigurta, kurse bëri edhe një herë thirrje për vaksinim.

“Të gjitha vaksinat janë të sigurta qytetarë të nderuar, asnjë efekt anësor nuk është deri tani. Vaksinohuni sepse është në të mirë të juaj dhe qytetarëve të Republikës”, tha Vitia.

Ministri kishte një mesazh për ata që shprehën dyshime lidhur me afatin e vaksinave “Nëse nuk mundeni të na ndihmoni, mos u mundoni të na bëni dëme, sepse nuk na bëni dëme neve, por qytetarit të Republikës”. /Rahoveci INFO/

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker