Deliu – Kodra: A do të zëvendësohen anëtarët e bordit të RTK-së me anëtarë të VV-së

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Deliu – Kodra tha se shqetësim është që kuvendi është shndërruar në gjykatë.

“Nuk mund të kuptojë se si vendoset që të shkarkohet bordi. Secili prej tyre në këtë parlament është zgjedhur individualisht dhe nuk e kuptoj si po e shkarkoni bordin. Shqetësimi im nuk është pse po shkarkohet bordi, por se si ky parlament po shndërrohet në gjyq. Ne nuk kemi një vendim të gjykatës për atë që u thanë këtë parlament. Nuk e dimë kush e ka shkel ligjin e kush jo”, tha ajo.

Ajo tha se edhe me shkarkimin e AKP-së është shkel integriteti personal dhe familjarë i anëtarëve të shkarkuar të Bordit të AKP-së.

Kodra – Deliu pyeti pyeti se a do të zëvendësohen anëtarët e Bordit të RTK-së me anëtarë të VV-së.

“Këta anëtarë që po i shkarkoni, a do t’i zëvendësoni me anëtarë të VV-së apo po i shkarkoni sepse kanë bërë shkelje. Qytetarët do të jenë dëshmitarë të emërimeve politike që do t’i bëni në këto borde”, shtoi ajo.

Shkarkimin e Bordit të RTK-së, ajo e konsideroi sulm të hapur ndaj mediave.

Ajo tha se sfida tjetër në këtë parlament do të jep Bordi i AKP-së./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker