Haxhiu – deputetëve: Çka do tu thonë fëmijëve anëtarët e shkarkuar të Bordit të RTK-së?

Sipas Haxhiut, Kuvendi bëri shkelje pasi shkarkoi secilin anëtarë të Bordit të RTK-së veç e veç, por pa paraqitur arsyetimin për secilin prej tyre.

Ai, tha pyeti se çfarë do tu thonë fëmijëve këta anëtarë të shkarkuar, të cilët punën e kanë bërë me nder.

“Asnjë arsyetim për asnjë prej anëtarëve të bordit nuk ka qenë pikë e rendit të bordit. Asnjë arsyetim për secilin nuk ka pas. Duke mos hy veç e veç për secilin emër, të cilët mund të jenë njerëz të ndershëm dhe kanë punuar me përkushtim, sot në lajme kur e sheh fëmija se i’u shkarkua prindi, ai nuk dinë se çka me i thënë. Çka me i thënë, që Kuvendi që udhëhiqet nga djali i të një ish-burgosuri politik na shkarkoi padrejtësisht”, tha ai./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker