Ish-gjyqtari Simmons raporton të hënën për skandalet dhe keqpërdorimet në EULEX

Këtë lajm e ka bërë të ditur Kuvendi i Kosovës.

“Takim i përbashkët i Komisionit për Legjislacion me z. Malcolm Simmons, ish- kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it Vendi: Salla 506 Koha: 10:00”, thuhet në njoftim.

Malcolm Simmons, ish-kryetar i gjykatësve në EULEX kishte dhënë dorëheqje nga ky institucion duke akuzuar EULEX-in dhe BE-në për korrupsion.

Simmons, kishte thënë se EULEX-i dëshironte ta rrëzonte një pjesë të klasës politike kosovare.

Rahoveci INFO ndërkaq para disa ditës kishte publikuar të plotë dëshminë që Simmons pritet ta jap para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në dëshminë e tij, Simmons hedh pretendime serioze se prokurorë të EULEX kanë udhëtuar disa herë në Serbi ku kanë çuar edhe dosje të krimeve të luftës. Madje, Simmons në dëshminë e tij thotë se misioni nuk u besonte gjyqtarëve vendor në Kosovë, pasi që sipas tij për ta ekzistonte “përceptimi” se nuk do t’i shpallnin fajtorë ish-ushtarët e UÇK-së që po gjykoheshin në atë kohë.

“Shumices se Gjyqtareve vendor te Kosoves nuk iu besohej brenda Misionit. Ekzistonte nje perceptim i perhapur brenda Misionit se nese gjyqtaret vendor kishin qasje ne informata te ndjeshme ata do te shpalosnin nje informate te tille. Gjithashtu ekzistonte ndjenja se gjyqtaret vendor nuk do ta shpallnin fajtor ndonje ushtar te UCK-se apo ndonje te pandehur te profilit te larte me origjine Shqiptare. Perberja e Paneleve shqyrtohej me kujdes per te siguruar qe, ne rastet ishin te rendesishme per Misionin, te kishte shumice te Gjyqtareve te EULEX-it dhe atyre gjyqtarev do tu besohej shpallja e fajesise”, thotë Simmons në njërën prej pikave të raportit të tij. /Rahoveci INFO/

Kjo është dëshmia e plotë me pretendimet e Simmons për skandalet e rënda në EULEX

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker