Kica – Xhelili paraqet para kuvendit arsyet për shkarkimin e Bordit të RTK-së

Pas pak pritet që të votohet shkarkimi apo jo i këtij bordi.

Kryetarja e Komisionit për Media në Kuvendin e Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili para deputetëve ka paraqitur arsyetimin për inicimin e shkarkimit të këtij bordi.

“Anëtarët e bordit drejtues kanë dështuar të ofrojnë qasje të papenguar auditorit të përgjithshëm. Asnjë nuk kishte ndonjë dispozitë që kontestonte auditimin. Bordi ka dështuar të luaj rolin vendimmarrës dhe mbikëqyrës”, tha ajo në arsyetim.

Ajo tha se bordi nuk ka propozuar strategji për financim, derisa theksoi se vetëm gjatë vitit 2020 në RTK janë shpenzuar mbi 8 milionë euro për paga.

“Kjo tendencë për shpenzime dhe rritje e pakontrolluar e punësimeve ka shkaktuar gjendje të rëndë dhe borxhe”, shtoi ajo.

Kica – Xhelili shtoi se RTK-ja nuk ka dëshmuar zbatimin e tenderimit të hapur dhe se tenderimi është janë bërë me negocim direkt./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker