Osmani i drejtohet SHBA-ve: Serbia po i nderon kriminelët e saj të luftës, po e mohon drejtësinë

Këto komente ajo i ka bërë duke iu përgjigjur kërkesës së zëdhënësit të Departamentit të Shtetit Amerikan, Ned Price drejtuar Serbisë për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, shkruan Rahoveci INFO.

Ajo ka thënë se përgjegjësit e kësaj vrasjeje duhet përgjigjur para drejtësisë.

Postimi i plotë:

Regjimi i Serbisë po vazhdon të glorifikojë kriminelët e luftës duke mohuar drejtësinë për familjet e  shtetasve amerikanë, Yllin, Agronin dhe Mehmet Bytyqin, të cilët u vranë në Petrovo Selo nga një njësi e udhëhequr nga Goran Radosavljeviq. Përgatitësit e këtij krimi duhet të sillen para drejtësisë dhe jo të nderohen. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker