Deklaratat e Dugollit të VV-së ndaj SHBA-ve, vjen reagimi i ashpër nga PDK-ja

Është deputetja Blerta Deliu-Kodra ajo që me anë të një postimi në Facebook e ka quajtur “të paprecedentë” sjelljen e VV-së me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Rahoveci INFO.

Sipas saj, VV po udhqen një diskurs konfliktuoz me SHBA-të, dhe se kundërshtimet e kësaj partie ndaj SHBA-ve nuk janë aspak të rastësishme.

Madje ajo ka thënë se ndihet keq që një koleg i saj deputet i tregon SHBA-ve se çka është sovraniteti i Kosovës.

“Kundërshtimet e Vetëvendosjes nuk janë të rastësishme dhe as nuk vijnë nga zyrtarët e parëndësishëm të kësaj partie. Si deputete e Kuvendit të Kosovës, ndihem keq se si një koleg i yni i tregon SHBA’ve se çka është sovraniteti i shtetit të Kosovës. Më së paku, është e turpshme të flasësh kështu me SHBA’të, një vend që ka mbështetur luftën e Kosovës për liri, shpalljen e Pavarësisë dhe vazhdon ta mbështes konsolidimin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Deliu.

Deliu-Kodra ka thënë tutje se ky fjalor i shfaqur nga Dugolli ushqehet në të gjitha format nga kryetari i partisë, tanimë kryeministër i vendit, Albin Kurti.

VV kundërshton reagimin e amerikanëve për shkarkimin e bordit të RTK-së: Ne votojmë sipas bindjeve tona

Më poshtë keni postimin e plotë të Deliut:

Diskursi konfliktuoz i Lëvizjes Vetëvendosje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i paprecedentë.

Për më tepër ky diskurs është në kundërshtim të plotë me faktin e pamohueshëm se SHBA’të janë aleati strategjik i shtetit tonë.

Kundërshtimet e Vetëvendosjes nuk janë të rastësishme dhe as nuk vijnë nga zyrtarët e parëndësishëm të kësaj partie. Si deputete e Kuvendit të Kosovës, ndihem keq se si një koleg i yni i tregon SHBA’ve se çka është sovraniteti i shtetit të Kosovës. Më së paku, është e turpshme të flasësh kështu me SHBA’të, një vend që ka mbështetur luftën e Kosovës për liri, shpalljen e Pavarësisë dhe vazhdon ta mbështes konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Për fatin tonë të keq, ky fjalor ushqehet nga kryetari i saj Albin Kurti, i cili në shumë raste nuk ka hezituar të bëjë deklarime të rënda.

Vetëvendosje dhe kryetari i saj, duhet t’i thërrasin zërit të arsyes, e ta ruajnë si sytë e ballit miqësinë dhe partneritetin me SHBA’të. /Rahoveci INFO/

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker