Gjendet pa shenja jete një i moshuar në Rahovec, dyshohet të ishte në veturë që nga paraditja

Është gjetur pa shenja jete një person rreth të 70-ave në Rahovec.

Të paktën kështu ka mësuar Rahoveci.info nga informacionet jozyrtare afër vendit të ngjarjes.

Madje, dyshohet se i njëjti ka qenë në veturën e tij, që nga orët e paraditës.

Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimet e para.

Pas pak do të vijmë me informacione shtesë lidhur me këtë rast.

/Rahoveci.info/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker