Haki Abazi bën “zbulimin e madh”: Dialogu i ri nuk është vazhdim i dialogut të vjetër

Ai thekson se dialogu i ri nuk është vazhdim i atij të vjetrit pasi, sipas tij, që nga viti 2011-të janë rreth 55 dokumente të nënshkruara e të pa nënshkruara rreth marrëveshjeve të cilat nuk janë në kontekst me atë se për çfarë realisht Kosova ka nisur dialogun me Serbinë.

“Në fakt nuk ka lëvizur fare çështja kryesore për të cilën Kombet e Bashkuara kishin në njëfarë forme autorizuar BE-në që të bëhej ‘lehtësuesi’ i dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës,’’ – u shpreh Abazi në ATV.

Tutje, Abazi ka treguar edhe citimin që dikur i bëhej Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian, kur dialogu thirrej si “mes Prishtinës e Beogradit” në vend se të thirrej, siç bëhet tani “mes Kosovës e Serbisë.”

Ai po ashtu shtoi se është momenti i këndelljes për Bashkimin Evropian dhe akterët e tjerë të përfshirë.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker