Kurti në Greqi takon ambasadorin amerikan, flasin për një varg temash

Kjo u bë e ditur në një komunikatë për media nga zyra e kryeministrit, shkruan Rahoveci INFO.

“Rëndësia e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë për stabilitetin afatgjatë rajonal, u bisedua në takimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi, Geoffrey Pyatt”, u tha në komunikatë.

Kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e Kosovës për zgjerim të mëtejmë të bashkëpunimit me Greqinë. Ndërsa ambasadori amerikan vlerësoi angazhimin e kohëve të fundit të të dy shteteve për thellimin e raporteve mes tyre.

“U diskutua për avancimin e qëllimeve të përbashkëta rajonale në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, investimeve dhe energjisë, paqes dhe sigurisë, si dhe për rrugën evropiane dhe euro-atlantike të Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker