Kurti udhëton sërish jashtë Kosovës, merr pjesë në një tryezë në Athinë

Siç ka njoftuar qeveria e Kosovës, Kurti ka udhëtuar për në Athinë të Greqisë, shkruan Rahoveci INFO.

“Me ftesë të kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë, në Athinë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Në këtë tryezë, të 25-tën me radhë, organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” po marrin pjesë kryeministra e ministra të vendeve të ndryshme, zyrtarë qeveritarë, vendimmarrës, drejtues të korporatave dhe akademikë.

“Me temën “Nga distancimi social te solidariteti social”, kjo tryezë është hapësirë për dialog mbi çështjet që përcaktojnë botën, bazuar në përvojat e shteteve në ballafaqim me pandeminë COVID-19 dhe përpjekjet e përbashkëta për shoqëri më të qëndrueshme e më të barabarta”, thuhet në fund të komunikatës. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker