Mirena – Dugollit: Hala në burg të Pozharevacit ishe kanë mos t’kishin intervenu amerikanët

Në postimin e tij, Mirena e krahason Dugollin me Charles De Gaulle, një ish-president francez me qasje anti-amerikane.

Mirena më tutje në postimin e tij, i thotë Dugollit se vetëm De Gaulle i ka qëndruar kështu karshi amerikanëve.

“Kjo mendje e varfër, krejt ka harru që hala n’burg t’Pozharevacit ish kanë mos t’kishin interventu amerikanët”, ka shkruar Mirena.

Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli nëpërmjet një postimi në Facebook’un e tij sot tërthorazi i ka replikuar ambasadës së SHBA-ve që e quajtën veprim me justifikim të pamjaftueshëm.

Ai shkroi se qytetarët e Kosovës kanë pritur veprime edhe më të shpejta, por se LVV ka bërë analizë të problemit dhe ka marrë këtë vendim. Madje ai, i thotë ambasadës se ‘janë sovran’ dhe se votojnë mbi bazën e bindjeve.

“Jemi të vetëdijshëm se për disa vendime, qytetarët kanë pritur veprime shumë më të shpejta, mirëpo ne kemi qenë shumë të kujdesshëm me analiza e debate për secilin problem, duke mos i lënë vend asnjë nxitimi. Dështimi i përmbushjes së detyrave dhe obligimeve ligjore të secilit individ, bord apo drejtues që zgjidhet nga Kuvendi i Republikës, do ta merr përgjigjen e duhur sepse kjo është detyra e deputetëve. Ne jemi sovran në vendime dhe votojmë mbi bazën e argumenteve dhe bindjeve tona”, ka shkruar Dugolli.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker