Mustafa, Dugollit: Pse nuk i thojshe Amerikës më 1999 “kthej aeroplanat se na jemi sovran”

Me anë të një postimi në Facebook, Mustafa ia ka kujtuar Dugollit një të mirë të madhe që amerikanët kanë bërë për Kosovën, ndërhyrjen më 1999 ndaj gjenocidit të ushtruar nga regjimi i Millosheviqit, shkruan Rahoveci INFO.

VV kundërshton reagimin e amerikanëve për shkarkimin e bordit të RTK-së: Ne votojmë sipas bindjeve tona

Ai e ka pyetur Dugollin në formë ironike, “pse nuk i thojshe Amerikës në mars 1999 kthej aeroplanat n’shpi se na jemi sovran”?

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot në një komunikatë për media reaguan për shkarkimin e bordit të RTK-së.

Ata thanë se  “Shkarkimet e njëanshme e me ngut i dëmtojnë institucionet publike dhe nuk i adresojnë problemet strukturore”.

“Dje, Kuvendi shkarkoi anëtarë të një bordi tjetër mbikëqyrës me justifikim të pamjaftueshëm. Përderisa kosovarët meritojnë llogaridhënie, shkarkimet duhet të jenë të bazuara në dëshmi transparente, njësoj si emërimet që duhet të jenë të bazuara në merita. Shkarkimet e njëanshme e me ngut i dëmtojnë institucionet publike dhe nuk i adresojnë problemet strukturore. Reformat afatgjata efektive kërkojnë qasje të kujdesshme dhe metodologjike, duke e vendosur interesin e Kosovës të parin e politikat partiake anash”, thuhej në reagimin e ambasadës amerikane. /Rahoveci INFO/

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker