VV kundërshton reagimin e amerikanëve për shkarkimin e bordit të RTK-së: Ne votojmë sipas bindjeve tona

Ambasada amerikane reagoi duke thënë se shkarkimet duhet të jenë të bazuara në dëshmi transparente, dhe se shkarkimet e njëanshme e me ngut i dëmtojnë institucionet publike, shkruan Rahoveci INFO.

E deputeti i VV-së, Enver Dugolli, ka dalë kundër këtij reagimi të SHBA-ve duke thënë se qytetarët madje për disa vendime, kanë pritur veprime edhe më të shpejta.

“Jemi të vetëdijshëm se për disa vendime, qytetarët kanë pritur veprime shumë më të shpejta, mirëpo ne kemi qenë shumë të kujdesshëm me analiza e debate për secilin problem, duke mos i lënë vend asnjë nxitimi”, ka shkruar Dugolli.

Ky i fundit madje ka thënë se dështimi i përmbushjes së detyrave dhe obligimeve të bordeve do ta marrë përgjigjen e duhur, duke mos argumentuar fare mbi bazën e vendimit të djeshëm për shkarkimin e bordit të RTK-së.

“Dështimi i përmbushjes së detyrave dhe obligimeve ligjore të secilit individ, bord apo drejtues që zgjidhet nga Kuvendi i Republikës, do ta merr përgjigjen e duhur sepse kjo është detyra e deputetëve”, ka shkruar ai.

Ambasada amerikane kritikon vendimin e djeshëm të pozitës për shkarkimin e Bordit të RTK-së

Postimi i plotë i Enver Dugollit:

Lëvizja VETËVENDOSJE!, me listën fituese të referendumit, me 14 shkurt 2021 mori obligim që pritjet e qytetarëve për ndryshim t’i përmbush. Prandaj, ne po punojmë shumë në drejtimin e duhur duke analizuar secilin veprim dhe vendim që po marrim.

Jemi të vetëdijshëm se për disa vendime, qytetarët kanë pritur veprime shumë më të shpejta, mirëpo ne kemi qenë shumë të kujdesshëm me analiza e debate për secilin problem, duke mos i lënë vend asnjë nxitimi.

Dështimi i përmbushjes së detyrave dhe obligimeve ligjore të secilit individ, bord apo drejtues që zgjidhet nga Kuvendi i Republikës, do ta merr përgjigjen e duhur sepse kjo është detyra e deputetëve.

Ne jemi sovran në vendime dhe votojmë mbi bazën e argumenteve dhe bindjeve tona. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker