Gërvalla “amneston” BE-në: S’duhet ta fajësojmë atë për gabimet tona

Ajo në një panel diskutimi në Forumin e Dubrovnikut ka lënë të nënkuptohet se vendi akoma nuk ia ka dalë në integrimin drejt BE-së si dhe për liberalizim të vizave.

“Duhet të vlerësohet, pavarësisht të gjitha vështirësive dhe prapambetjes, Bashkimi Evropian na ka ofruar më të mirën që ka mundur, perspektivën e anëtarësimit në projektin më të suksesshëm në historinë e Evropës”.

“Për këtë arsye, e më shumë për veten tonë, ne duhet t’i bëjmë detyrat e shtëpisë, duhet që ta zbatojmë sundimin e vërtetë të ligjit, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit, duhet të garantojmë liri të medias, duhet të zhvillojmë vërtetë reformën në drejtësi… nuk ia kemi dalë akoma, dhe nuk kemi arsye ta fajësojmë Evropën për gabimet tona”.

“Askush këtu nuk duhet ta mashtrojë veten duke thënë ose menduar se do të mund të kishim qasje pa i përmbushur detyrat e shtëpisë, Kosova, qeveria jonë dhe qytetarët tanë nuk do të bllokohen drejt ndarjes, cinizmit dhe alternativave tjera siç është i ashtuquajturi mini-shengeni”, ka thënë Gërvalla.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker