Haradinaj: Çdo ditë do ta ndërroj nga një drejtor që s’i zbaton vendimet

Kandidati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka përmendur problemin e lagjes Emshir ku ujërat e zeza tash e një kohë janë problem për atë lagje.

Haradinaj tha se e ka vizituar atë lagje gjatë ditës se djeshme dhe se gjendja qe e ka parë aty, sipas tij ishte një tmerr.

“Nëse shkoni në lagjen Emshir, ish një lum atje që po kundërmonte nga ujërat e zeza që po i tmerron banorët. E kam vizituar dje në mëngjes, ndoshta edhe temperaturat por ishte një tmerr. Nuk mundësh me u thirr sikur nuk kam mjete financiare, kur të teprojnë nga 48 milionë e 50 milionë në vit e i ki 50 milionë probleme atëherë i bije që je menaxher i keq”, është shprehur Haradinaj në emisionin “Ju Flet Prishtina” në Klan Kosova.

Tutje, Haradinaj thotë se asnjë kryetarë nuk mund të arsyetohet e ta lë atë komunitet në atë gjendje dhe se kjo është e pajustifikueshme teksa tha se në rast se do ta fitoj garën për të parin e Prishtinës, zgjidhja e këtij problemi do të jetë vetëm çështje teknike.

“Në rast se fitoj, kjo është vetëm një çështje teknike, s’kisha diskutu shumë sepse ai drejtor që nuk do ta kishte zbatuar vendimin ai do ishte ndërru dhe për çdo ditë e kisha hequr nga një dhe e kisha pru të riun deri sa e kisha gjetë atë që e kryen detyrën”, tha ai.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker