LDK e propozon një grua për kryetare të Deçanit

Bëhet fjalë për Hyrie Dobrunajn, kandidimin e të cilës e ka bërë të ditur Armend Zemaj, shkruan Rahoveci INFO.

Ai ka thënë se Dobrunaj do të jetë e para grau kandidate për kryetare në Deçan, teksa është shprehur i bindur se ajo do të jetë edhe e para grua që do të udhëheq me këtë komunë.

“Kandidatja jonë është nënkryetare e degës, ish-asambliste dhe profesioniste e suksesshme, bashkëshorte e devotshme dhe nënë e përkushtuar”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Hyrie Dobrunaj, e para grua kandidate për kryetare në komunën tonë, e cila do të jetë edhe e para grua që do të udhëheq me Deçanin tonë.

Të gjithë u bëmë NJË, për NJË qëllim të mirë, për NJË zhvillim të qytetit tonë të bukur, të bukurisë shqiptare që ndryshe quhet Deçan, duke zgjedhur NJË grua kandidate për kryetare të komunës.

Aty ku gruaja është e para, aty është edhe e mbara. Kështu do të jetë edhe për Deçanin tonë të bukur.

Kandidatja jonë është nënkryetare e degës, ish-asambliste dhe profesioniste e suksesshme, bashkëshorte e devotshme dhe nënë e përkushtuar.

Ne do të qëndrojmë të bashkuar, në mbështetje të kandidates tonë, ngaqë vetëm kështu e projektojmë dhe realizojmë të ardhmen e sigurt e të mbarë të komunës sonë.

Na priftë e mbara!. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker