Musliu-Shoshi: Donikë, aman lexo ma shumë për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Reagimi i Musliu-Shoshit vjen pasi Gërvalla tha se nuk kemi arsye që ta fajësojmë BE-në për gabimet tona.

Me anë të një postimi, deputetja e PDK-së i ka bërë thirrje ministres Gërvalla që të lexojë më shumë për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së.

Ajo tha se Gërvalla duhet të ketë më shumë kujdes për deklaratat, ngase sipas saj po rrezikon të ardhmen e Kosovës.

Postimi i plotë:

“Donikë, aman lexo ma shumë për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së, koncetrohu në takime me përfaqësues të institucioneve të BE-së e me Ambasadorë. Lexo raporte për Kosovën e mos u prezanto me fjalime të praktikantëve se na shkatërrove.
Znj. Gërvalla, nuk e di se a je e vetëdijshme se çdo gabim që bën ti, është me pasoja për të ardhmen e shtetit tonë, e ti gabime bën në çdo prononcim, shkrim e takim.
Prap edhe në Forumin e Dubrovnikut paske marrë guxim me fol si zedhënëse e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor. Po harron që ti e përfaqëson veç shtetin e Kosovës, edhe atë s’po din!
Në të gjitha ato takime që i ke me përfaqësues të BE-së, a të tregojnë edhe ty, ashtu si na tregojnë neve, që Kosova i ka përmbushë të gjitha kushtet për liberalizim të vizave? A e din që institucionet e BE-së dhe raportuesit për Kosovën në po këto insitutucione e kanë konfirmuar këtë fakt?
📌Kish qenë mirë me ditë që liberalizimi i vizave tashmë është vendim individual i shteteve anëtare të BE-së!”. /Rahoveci INFO/
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker