Në Gjermani rritet interesimi për veturat e “dorës së dytë” me naftë

Shembulli i fundit nga Gjermania tregon të gjitha paradokset e situatës së krijuar në Evropë.

Derisa shitjet e veturave të reja elektrike po rriten në Gjermani, politikanët po i promovojnë dhe subvencionojnë fuqimisht me para publike edhe blerjet në tregjet e veturave të përdorura.

Për klientin mesatar, i gjithë koncepti i lëvizshmërisë elektrike është larg sa Siberia, sepse do t’ia zbrazte xhepat dhe do ta detyronte atë për një kredi të gjatë. Në tregu i veturave të “dorës së dytë” po dominojnë ato me naftë, shkruan Revista HAK.

Sipas qeverisë gjermane, veturat e përdorura sot shiten deri në pesë herë më shpejt sesa një muaj më parë.

Platforma e njohur për shitje e blerje të veturave Mobile.de, ka vërejtur se veturat e klasës së mesme, ato sportive dhe me naftë janë më të kërkuarat.

Kërkesat për veturat me naftë në këtë platformë, janë rritur për 19 për qind krahasuar me veturat tjera, raporton revista gjermane Focus.

Interesimi i madh ka bërë që të rritet edhe çmimi i këtyre veturave, është rritur për 13 për qind krahasuar me vitin 2020.

Kërkesa për veturat me naftë është rritur pasi shumë prodhues i kanë nxjerr ato nga prodhimi. Gjithashtu, për shkak të taksës së re gjermane mbi emetimet e CO2, veturat me naftë mbetën më të lira sesa ato me benzinë./Njeshi/

The post Në Gjermani rritet interesimi për veturat e “dorës së dytë” me naftë appeared first on Njeshi.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker