Sot fillon regjistrimi i diasporës për zgjedhjet lokale

Këtë e bëri të ditur, kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj në mbledhjen e djeshme të KQZ-së.

“Operacioni që është duke përgatitur sekretariati është ai përmes postës, kur edhe është periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues nga jashtë vendit. Sekretariati ka identifikuar të gjitha e-mail adresat e të gjithë votuesve që kanë qenë të aprovuara në zgjedhjet e 14 shkurtit. Të njëjtëve do t’i dërgoj e-mail adresë për të konfirmuar a dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje… Nesër me datë 10 korrik mendojmë të fillojmë në operacionin përmes postës”, tha ai.

Ishte pikërisht kjo pikë që nxiti debat dhe përplasje ndërmjet vet anëtarëve të KQZ-së.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi duke kërkuar sqarime shtesë për regjistrimin e aplikimeve të votuesve nga jashtë Kosovës, u përplasë verbalisht me anëtarin e PDK-së në KQZ, Arianit Elashani.

Kurteshi disa herë i tha të njëjtën të mos i ndërhyjë gjatë fjalimit të tij, derisa shkëmbyen edhe kritika ndaj njëri-tjetrit.

Lidhur me përplasjet e vazhdueshme në këtë institucion zgjedhor, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se telashet ndërmjet veti anëtarët e KQZ-së duhet t’i zgjidhin dhe mos të bëjnë debate të kota.

Në këtë mbledhje të KQZ-së u bë e ditur se edhe Lista Guxo, si iniciativë qytetare ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për asamble komunale në Ferizaj.

Krahas kësaj, në mbledhjen e djeshme u miratuan edhe të gjitha qendrat e votimit që do të jenë në zgjedhjet e 17 shkurtit. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker