Tre kandidatët nga PDK që synojnë udhëheqjen e Drenasit

Në këtë objekt të komunës për vite të tëra ka udhëhequr vetëm një parti.

Duke u llogaritur si një bastion i Partisë Demokratike të Kosovës, komuna e Drenasit është kthyer si synim për shumë anëtar të kësaj partie.

Ndryshe nga hera tjera, në zgjedhjet lokale të këtij viti, ulëses së të parit të komunës ia kanë mësyrë plot tre kandidatë,

Që të tre nga PDK, këta kanë gjetur mbështetje të ndryshme brenda partisë.

Kryetari aktual i komunës, Ramiz Lladrovci duket që ka marrë besimin e nivelit qendror që të rikandidoj edhe njëherë për kryetar komune por jo edhe besimin nga strukturat lokale.

T7 ka tentuar të marrë një qëndrim nga Lladrovci për këtë çështje, por nuk ka qenë i qasshëm.

Ndërkohë qendra e PDK-së në Drenas ka nominuar Driton Ajazin si kandidatin e tyre.

Ajazi shprehet i bindur që pas zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë e formimit të kryesisë, ai do të jetë kandidati zyrtar i PDK-së për komunë e Drenasit.

Pos Ajazit e Lladrovcit, garës për ta udhëhequr komunën e Drenasit nga PDK i ka hyrë edhe Arsim Mehmeti.

Njejtë si Ajazi edhe ky është shprehur se është në pritje të formimit të kryesisë së re të partisë, për ta kandiduar atë si kandidat për kryetar të Komunës.

Por kandidati i degës së Drenasit, thotë që edhe Lladrovci edhe Mehmeti janë kandidat të vetëshpallur.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen me 17 tetor, ndërsa ende nuk dihet se kujt do t’ia besoj këtë përgjegjësi Partia Demokratike e Kosovës.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker