Ambasadori spanjoll në Beograd: Mosnjohja e Kosovës po i shkakton probleme Spanjës

Ai ka thënë se ata nuk e kanë njohur Kosovën për shkak se e respektojnë të Drejtën Ndërkombëtare dhe parimet e saj.

“Spanja nuk e njeh Kosovën sipas parimit të drejtës ndërkombëtare siç është respektimi i integritetit territorial, parim ky i cili u shkel kur autoritetet në Prishtinë e shpallën Pavarësinë në mënyrë të një anshme”, ka thënë Molina për Novosti, transmeton Rahoveci INFO.

Ai ka thënë se deri më tani Madridi nuk ka qenë nën presion për të ndryshuar qëndrimin e tyre ndaj Kosovës.

Kur u pyet për t’i komentuar spekulimet e fundit se Spanja e ka në plan të hapë zyrë ndërlidhëse në Prishtinë, Molina deklaroi se kjo nuk do të supozonte ndryshimin e pozicionit spanjoll. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker